Golashënuesit më të mirë në Ligë të Kampionëve, Messi askund

  • 14 February 2018 - 09:55
Golashënuesit më të mirë në Ligë të Kampionëve, Messi askund

Derisa klubet elitare të Evropës luftojnë për të triumfuar, lojtarë individualë janë futur në një betejë për golashënuesin më të mirë.

Edicioni 2017-18 i Ligës së Kampionëve është rikthyer me fazën e eliminimit direkt dhe bashkë me të edhe gara për golashënuesin më të mirë në turneun më prestigjioz për klube në Evropë.

Cristiano Ronaldo prin momentalisht me nëntë gola në gjashtë ndeshjes, derisa ylli i Tottenhamit, Harry Kane, është i dyti pasi me golin ndaj Juventusit të martën mbrëma e ngriti totalin e golave personal në shtatë. Ndërsa, vendin e tretë e ndajnë dyshja e PSG-së, Neymar dhe Edinson Cavani, Roberto Firmino i Liverpoolit dhe Wissam Ben Yedder i Sevillas me nga gjashtë gola.

Interesant, Messi është shumë larg të qenit golashënuesi më i mirë në këtë garë, pasi i ka shënuar vetëm tri gola në gjashtë ndeshje.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të përditësuar pas dy ndeshjeve të mbrëmshme të 1/8 së finales.

Image

 

(Kosova Sot)