Real Madridi futet në garë për mesfushorin e Liverpoolit

  • 02 March 2018 - 10:07
Real Madridi futet në garë për mesfushorin e Liverpoolit

Real Madridi është futur në garë për ta transferuar mesfushorin e Liverpoolit, Emrce Can, sipas Don Balon.

Can, kontrata e të cilit skadon në verë, është lidhur shumë ngushtë me një kalim te Juventusi që prej verës së kaluar, por ende nuk ka nënshkruar marrëveshje, as me Liverpool e as më kampionin aktual të Serisë A.

Sipas mediumit spanjoll, presidentit Florentino Perez i pëlqen fakti se përfaqësuesi gjerman nuk do të kushtojë asnjë cent pasi mund të merret si transfer i lirë prandaj edhe mund të hidhet në sulm për të. 

(Kosova Sot)