Valverde: Las Palmas e barazoi rezultatin me një penallti të padukshme
Udhëtimi i të enjtes mbrëma në Ishujt Canary nuk shkoi sipas planit për Barcelonën e Ernesto Valverdes, e cila u ndal nga Las Palmas.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte i zemëruar me penalltinë që gjyqtari Mateu Lahoz e akordoi për vendasit, të cilën e konvertoi në gol Jonathan Calleri, duke e barazuar rezultatin në 1-1.
“Penalltia na lëndoi, sepse pamë se e barazuan rezultatin përmes një penalltie të padukshme”, tha Valverde pas ndeshjes.
“Pas pushimit mes pjesëve ata luajtën shumë më fuqishëm, gjë që na brengosi”, shtoi ai.
Valverde ishte i zemëruar me më shumë se një vendim të Lahoz, i cili nuk e përjashtoi nga loja Leandro Chichizola për prekje të qartë të topit me dorë jashtë zonës së tij.
(Kosova Sot)