Trajneri i Las Palmas: Më pëlqeu gjyqtari kundër Barcelonës

  • 02 March 2018 - 10:11
Trajneri i Las Palmas: Më pëlqeu gjyqtari kundër Barcelonës

Las Palmas përfitoi nga disa vendime kundërthënëse të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Antonio Mateu Lahoz, në barazimin 1-1 kundër Barcelonës të enjten mbrëma në La Liga.

Trajneri i Las Palmas, Paco Jemez, ka thënë se është shumë i kënaqur me referimin dhe se i ka pëlqyer gjyqtari.

Duke folur pas ndeshjes, ai e lëvdoi skuadrën e vet dhe njeriun që ndau drejtësinë në fushë.

“Më pëlqen Mateu, në mënyrën e tij, por më pëlqen stili i referimit të tij. Natyrisht nuk flas për referimin, as kur na favorizojnë apo janë kundër nesh”, ka thënë Jemez.

Ai foli edhe për dy momentet kyçe në ndeshje, kur portieri i skuadrës së tij preku topin me dorë jashtë zone dhe penalltinë, nga e cila Las Palmas barazoi rezultatin.

“Ishin dy momente, penalltia dhe prekja e topit me dorë nga Chichizola, por s’e di se çka mendonte gjyqtari në ato momente”, shtoi ai.

Pas këtij barazimi, Barcelona ngelet vetëm pesë pikë para Atletico Madridit, me të cilin do të ndeshet të dielën. 

(Kosova Sot)