Ish-ylli anglez i bën thirrje Arsenalit ta shkarkojë Wengerin

  • 02 March 2018 - 10:12
Ish-ylli anglez i bën thirrje Arsenalit ta shkarkojë Wengerin

amie Carragher i ka bërë thirrje Arsenalit t’ia japë tani Arsene Wengerit lamtumiren që e meriton.

Legjenda e Liverpoolit i bëri thirrje klubit londinez ta njoftojë largimin e Wengerit tani pas dy humbjeve turpëruese ndaj Manchester Cityt brenda pesë ditëve.

Ai beson se kjo do të ishte mënyra më e mirë për trajnerin francez ta marrë lamtumiren që e meriton pas 21 viteve në shërbim të Arsenalit.

“Ata [tifozët] nuk janë më të interesuar. Sonte nuk erdhën për ta parë ndeshjen. Nuk po i kritikoj ata që nuk erdhën, sepse i kuptoj. Në fund të ndeshjes pati fishkëllima, por nuk ishte si sezonin e kaluar. Kësaj radhe pati zemërim. Tani është pothuajse koha e dorëheqjes. Ata thjesht po e presin trajnerin të largohet”, ka thënë Carragher.

“Njoftoni tani se do ta ndërroni trajnerin për sezonin e ardhshëm dhe jam i bindur se të gjithë në stadium, në studimi televizive, çdo kund do të thotë ‘hajde, t’i japim këtij njeriu lamtumiren që e meriton’”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)