Liverpooli rivalizon Barcelonën për talentin francez Aouar

  • 02 March 2018 - 11:14
Liverpooli rivalizon Barcelonën për talentin francez Aouar

Skuadra angleze Liverpool është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

‘The Reds’ janë pranë kalimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe ndodhen në pozitën e dytë në Ligën Premier.

Por trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp po mendon ta përforcojë edhe më shumë skuadrën për edicionin e ri.

Mesfushori i talentuar francez, Houssem Aouar është futur në listën e gjigantit anglez.

19-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Lyonin.

Aouar ka arritur të shënoj pesë gola dhe të dhurojë katër asistime këtë edicion me klubin francez.

Por përveç Liverpoolit talenti francez mbetet gjithashtu edhe objektiv i Barcelonës.

Reprezentuesi i Francës U21 ka një kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2020 dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

Besohet se Lyon do të heqë dorë nga ylli i tyre nëse vije një ofertë rreth 50 milionë euro. 

(Kosova Sot)