Trajneri i Galatasaray konfirmon transferimin e yllit të Juve-s tek Inter

  • 05 March 2018 - 19:23
Trajneri i Galatasaray konfirmon transferimin e yllit të Juve-s tek Inter

Trajneri i Galatasaray Fatih Terim është cituar teksa ka konfirmuar se Inter do të nënshkruajë me Kwandwo Asamoah në verë.

Asamoah është përfolur për një transferim tek Inter, duke parë se kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit, dhe Fatih Terim mesa duket ka sugjeruar se ai do të zëvendësojë Yuto Natagomo-n, i cili aktualisht është i huazuar te Gala.

“Do të kesh Asamoah në verë, na trego të njëjtin mirëkuptim që tregove në janar për Yuto-n,” shprehet ish-trajneri i Milan dhe Fiorentina-s drejt zv. Presidentit të Inter Javier Zanetti, sipas raportit të Fotosport.

Natagomo iu bashkua gjigantëve të Stambollit në formë huazimi në janar dhe është ambientuar menjëherë në Turk Telekom Arena, por akoma nuk është e sigurt nëse ai do të qëndrojë edhe sezonin që vjen.

Marrëveshje mes dy klubeve nuk është arritur akoma.

(Kosova Sot)