Tifozët votojnë, nuk i duan dy super lojtarë kundër PSG-së – ky është formacioni - Sport - Kosova Sot
Tifozët votojnë, nuk i duan dy super lojtarë kundër PSG-së – ky është formacioni

Tifozët votojnë, nuk i duan dy super lojtarë kundër PSG-së – ky është formacioni

Tifozët e kanë larguar Benzeman dhe Balen nga formacioni, i duan Iscon dhe Asension.

Në anketën e bërë nga MARCA, ku kanë votuar më shumë se 45.000 tifozë, kanë zgjedhur formacionin ideal për sfidën që Real Madridi e zhvillon me PSG-në të martën mbrëma.

Tifozët kanë larguar nga formacioni Karim Benzeman dhe Gareth Bale, në vend të tyre ata kanë votuar për Marco Asension dhe Iscon.

Duke parë se Zinedine Zidane tha se Luka Modric dhe Toni Kroos janë gati për lojë, ata pritet të zbresin në mesfushë së bashku me Casemiron, ndërsa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ajo e zakonshmja; Marcelo, Ramos, Varane dhe Carvajal.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Zizu do t’ua plotësojë dëshirat tifozëve apo do të nisë këtë ndeshje me BBC-në, gjë që vështirë se mund të ndodhë – pasi mediat spanjolle janë të sigurta se njëri nga Bale dhe Benzema do të qëndrojë në stol.

Image

 

(Kosova Sot)

6 orë e 34 minuta më parë
12/12/18