Klubet e Mançesterit dhe Arsenal në garë për yllin e Napolit

  • 06 March 2018 - 10:15
Klubet e Mançesterit dhe Arsenal në garë për yllin e Napolit

Manchester United, Manchester City dhe Arsenal janë futur në garë për mesfushorin e Napolit, Jorginho, sipas The Sun.

Për mesfushorin italian janë interesuar një numër klubesh të Premierligës, përfshirë edhe Liverpoolin në të kaluarën.

Tani duket se më shumë top klube angleze i janë bashkuar garës për Jorginhos, i cili pritet të kushtojë rreth 67 milionë euro.

(Kosova Sot)