Në pritje të Real Madridit, Hazard i bllokon bisedimet për kontratë të re me Chelsean

  • 06 March 2018 - 10:20
Në pritje të Real Madridit, Hazard i bllokon bisedimet për kontratë të re me Chelsean

Eden Hazard do ta kërkojë largimin nga Chelsea nëse interesimi i Real Madridit për të bëhet konkret gjatë kësaj vere.

Ylli belg u duk i frustruar si sulmuesi i vetëm në humbjen 1-0 të Chelseat kundër Manchester Cityt të dielën, e madje tha pas ndeshjes se edhe sikur të luante për tri orë të tjera, përsëri nuk do të ishte në gjendje ta prekte topin.

Dhe tani Hazard është duke i bllokuar bisedimet për marrëveshje të re me “Të kaltrit” me shpresë se Reali do vijë për të.

Gjiganti spanjoll ka kohë të gjatë që shfaq interesim për Hazardin, por ka mundësi të bëjë ofertë për të vetëm nëse trajneri aktual, Zinedine Zidane, vazhdon të jetë në detyrën. 

(Kosova Sot)