Cagliari dhe Fiorentina tërheqin numrin 13-të në shenjë nderi për Astorin

  • 06 March 2018 - 11:34
Cagliari dhe Fiorentina tërheqin numrin 13-të në shenjë nderi për Astorin

Cagliari dhe Fiorentina kanë vendosur të tërheqin numrin 13-të përgjithmonë nga fanellat e tyre.

Kjo për të nderuar Davide Astorin pas vdekjes tragjike të tij në mëngjesin e së dielës.

Kapiteni i Violas, pësoi një sulm në zemër teksa ishte duke fjetur në hotelin e skuadrës në Udine, pak orë para ndeshjes ndaj Udineses.

Ai ishte pjesë e Cagliarit për gjashtë vite, para se të huazohej te Roma dhe pastaj të kalonte te Fiorentina, ku luajti për katër sezone.

Sot (e martë) të dy klubet e lartëpërmendura njoftuan publikun se kanë vendosur të pensionojnë numrin 13-të, që më herët ishte bartur nga Astori.

Vlen të theksohet se rezultat zyrtare të autopsisë ende nuk janë publikuar.

Funerali i 31-vjeçarit do të mbahet të enjten.

(Kosova Sot)