Bonuset e Neymarit nga Nike, një milion dollarë nëse e fiton Topin e Artë - Sport - Kosova Sot
Bonuset e Neymarit nga Nike, një milion dollarë nëse e fiton Topin e Artë

Bonuset e Neymarit nga Nike, një milion dollarë nëse e fiton Topin e Artë

Portali brazilian UOL ka zbuluar bonuset që Neymari mund të fitojë nga Nike në rast të sukseseve individuale.

Ylli i Paris Saint Germainit ka një pagë të majme te klubi francez, ai fiton 3.06 milionë euro në muaj.

Por, llogaria e brazilianit do të fryhet edhe më shumë nga sponsori i Nike në rast të sukseseve nga 26-vjeçari.

Në rast se ai fiton Kampionatin Botëror në Rusi me Përfaqësuesen e Brazilit do të fitojë ekstra 50 mijë dollarë (40.5 mijë euro).

Por, nuk përfundon me kaq, në rast se shpallet lojtari më i mirë apo golashënuesi më i mirë me Brazilian në Kupën e Botës, do të fitojë 200 mijë dollarë (162 mijë euro).

Qershia mbi tortë është fitimi i Topit të Artë, me këtë rast Neymar do të fitonte një bonus prej 1 milion dollarësh (800 mijë euro).

Sulmuesi ishte në rrugë të mirë t’i bënte të gjitha këto, por lëndimi i tij ndaj Marseilles ia komplikuar paksa gjërat. 

(Kosova Sot)

13 orë e 40 minuta më parë
10/12/18