Autopsia tregon se Astori vdiq si pasojë e ngadalësimit dhe ndaljes së punës së zemrës - Sport - Kosova Sot
Autopsia tregon se Astori vdiq si pasojë e ngadalësimit dhe ndaljes së punës së zemrës

Autopsia tregon se Astori vdiq si pasojë e ngadalësimit dhe ndaljes së punës së zemrës

Autopsia e Davide Astorit ka treguar se kapiteni i Fiorentinas ka ndërruar jetë nga pamjaftueshmëria e zemrës, ashtu siç ishte dyshuar.

Në bazë të asaj që thuhet nga Corriere dello Sport, Astori ka vdekur “si pasojë e një problemi në zemër pa të dhëna makroskopike, që dyshohet të ketë bazë bradi-aritmike”.Prandaj për shkaqe natyrore, puna e zemrës së tij është ngadalësuar në vazhdimësi, derisa është ndalur.

Autopsinë e kanë kryer doktori i Patologjisë Vaskulare në Universitetin e Padovas, Gaetano Thiene dhe eksperti i Anatomisë Patologjike, njëherësh profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Udines, Carlo Moreschi.

Prokurori publik tashmë e ka nënshkruar autorizimin që trupi t’i kthehet familjes.

Trupi i tij është duke u përgatitur për funeralin e të enjtes që do të zhvillohet në Basilica di Santa Croce në Firence.

Kujtojmë se futbollisti, i cili i kishte mbushur 31 vjet në muajin janar, është gjetur i vdekur mëngjesin e të dielës në një dhomë hoteli në Udine. 

(Kosova Sot)

3 orë e 9 minuta më parë
09/12/18