Guardiola: Mos na krahasoni me Barcelonën, kemi fituar vetëm një titull - Sport - Kosova Sot
Guardiola: Mos na krahasoni me Barcelonën, kemi fituar vetëm një titull

Guardiola: Mos na krahasoni me Barcelonën, kemi fituar vetëm një titull

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk dëshiron që skuadra e tij të krahasohet me Barcelonën

Pep Guardiola thotë se Manchester City ka fituar vetëm një titull dhe i duhet kohë e gjatë që të krahasohet me skuadra si Barcelona.

Ai thotë se duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në nivele të larta, nëse duan krahasime të tilla.

“Nuk jemi në të njëjtin nivel me Barcelonën sepse ata kanë lojtarë të tjerë, që kanë fituar shumë në të kaluarën. Ne jemi të rinj, kemi fituar vetëm një titull. Nuk mund të krahasojmë. Nuk është mirë për City-n që të krahasohet me atë ekip”, tha fillimisht Guardiola gjatë një konference për media.

“Ajo skuadër ka dominuar 10-15 vitet e fundit, me lojtarë dhe trajnerë të ndryshëm. Kanë fituar tituj në çdo sezon. Për të qenë si Barcelona, duhet të jemi në nivele të larta për një kohë të gjatë. Ne kemi fituar vetëm një titull”, u shpreh ai në fund.

(Kosova Sot)

11 orë e 19 minuta më parë
15/12/18