Milionat nuk i kryejnë punë PSG-së, Reali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

  • 06 March 2018 - 23:03
Milionat nuk i kryejnë punë PSG-së, Reali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madrid ka shënuar fitore 1:2 ndaj PSG-së në udhëtim, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Kampioni i Evropës, Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Ligës së kampionëve, pasi ka eliminuar PSG-në me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Spanjollët fituan edhe në takimin e dytë 1:2, me një gol më pak se sa kishin fituar në takimin e parë në Santiago Bernabeu 3:1.

Golat për Realin i shënuan sulmuesi Cristiano Ronaldo dhe mesfushori Casemiro, ndërsa për vendësit sulmuesi Edinson Cavani.

PSG takimin e mbylli me 10 lojtarë, sepse me karton të kuq u ndëshkua Marco verratti.

Në çerekfinale ka kaluar edhe Liverpool, që eliminoi Porton me rezultat të përgjithshëm 5:0.

Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, ku takohen Manchester City – Basel dhe Tottenham – Juventus.


(Kosova Sot)