Barcelona pas mbrojtësit të gjigantit francez

  • 07 March 2018 - 10:33
Barcelona pas mbrojtësit të gjigantit francez

Barcelona është duke e konsideruar mundësinë për të bërë ofertë për mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy.

Me të, gjiganti spanjoll synon ta zëvendësojë mbrojtësin e majtë, Lucas Digne, shkruan revista franceze “France Football”.

Mendy është vëzhguar në disa raste nga skautët e Barcelonës këtë sezon dhe ka kontratë me Lyonin deri më 2022.

Edhe pse Jordi Alba është padiskutueshëm zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes së Barçës, klubi dëshiron të sjellë më shumë konkurrencë, me Mendy si opsion. 

(Kosova Sot)