Momenti kur Alves pastron dorën me fanellën e Ronaldos pasi paraprakisht kishte fshirë hundët, me këtë dhe shumë gjeste tjera CR7 nuk u provokua

  • 07 March 2018 - 11:41
Momenti kur Alves pastron dorën me fanellën e Ronaldos pasi paraprakisht kishte fshirë hundët, me këtë dhe shumë gjeste tjera CR7 nuk u provokua

Real Madridi fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Paris Saint Germait. Los Blancos fituan me rezultat 1-2 në Parkun e Princave dhe u kualifikua kështu në çerekfinale.

Që skuadra spanjolle të vazhdonte në fazën tjetër një nga më meritorët ishte Cristiano Ronalo.

Por, portugezi nuk e kishte aspak lehtë, posaçërisht në ndeshjen e dytë ku ishte cak i lojtarëve të PSG, e në veçanti i Dani Alvesit.

Ylli brazilian ngacmoi CR7 gjatë gjithë takimit, por këtij të fundit gjitha këto nuk iu dukën interesante, përveç një momenti kur ia ktheu duke tentuar ta godas lehtë më këmbë.

Momenti që vazhdon të komentohet është kur gjatë një korneri Alves fshiu hundët me dorë dhe pastaj e fshiu dorën për fanelle të Ronaldos.

Vlen të theksohet se Alves ishte ai që e humbi topin te goli i parë në takim që e shënoi Cristiano.

Dyshja kishin përballje të ashpra edhe gjatë kohës kur mbrojtësi ishte pjesë e Barcelonës.

(Kosova Sot)