Ramos vendos rekord negativ në Ligë të Kampionëve

  • 07 March 2018 - 11:48
Ramos vendos rekord negativ në Ligë të Kampionëve

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka vendosur një rekord negativ në Ligë të Kampionëve, duke u bërë lojtari me më së shumti kartonë të histori të kësaj gare.

Ramos mori kartonin e 33-të në karrierë në këtë garë të martën kundër Paris Saint-Germainit, duke e thyer rekordin që deri tani mbahej nga ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes.

Përfaqësuesi spanjoll bëri një ndërhyrje të vonshme në mesfushorin e PSG-së, Javier PAstoren, duke u ndëshkuar me të verdhë në minutën e 78-të në “Parc des Princes”.

Kampioni aktual kaloi me lehtësi në çerekfinale, duke e mposhtur PSG-në 2-1 në shtëpinë e saj dhe 5-2 me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve.

(Kosova Sot)