Mane: Liverpooli s’ia ka friken Manchester United

  • 07 March 2018 - 12:53
Mane: Liverpooli s’ia ka friken Manchester United

Liverpooli ka vetëbesim se do të shkojë në “Old Trafford” dhe ta mposhtë Manchester Unitedin të shtunën, pasi e siguroi një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, thotë Sadio Mane.

Liverpooli e eliminoi Porton me rezultat të përgjithshëm 5-0 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, edhe pse mbrëmë barazoi pa gola në “Anfield” gjë që ishte pritur pas një fitoreje aq dominuese në ndeshjen e parë në Portugali.

Tash, përqendrimi i Liverpoolit  është në Premierligë, aty ku këtë fundjavë do të ndeshet me rivalin e moçëm, Manchester Unitedin, në një luftë të drejtpërdrejt për vendin e dytë në renditjen tabelore.

“Nuk do të jetë e lehtë, por gjithmonë kam thënë se ne mund ta mposhtin çdo ekip në botë”, ka thënë Mane për Sky Sports.

“Sinqerisht, ata [United] janë njëra prej skuadrave më të forta në Angli e natyrisht edhe në botë, por edhe ne jemi. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, por ne nuk i frikohemi askujt”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)