Handanovic qetëson tifozët: Rezultatet kanë ndryshuar, por vazhdojmë të jemi të bashkuar

  • 07 March 2018 - 13:31
Handanovic qetëson tifozët: Rezultatet kanë ndryshuar, por vazhdojmë të jemi të bashkuar

Portieri i Interit, Samir Handanovic, insiston se vetëm rezultatet kanë ndryshuar te zikaltrit, por jo dhe raporti mes lojtarëve.

Slloveni ka thënë se të gjithë janë të bashkuar dhe se historia dhe logo e klubit duhet të jenë motiv.

“Jemi kompakt, në krahasim me muajin dhjetor asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Handanovic për Corriere dello Sport.

“Fjalët e këqija dhe negative kanë dal në pah sepse rezultatet tona nuk ishin si ato në fillim, por mënyra se si stërvitemi dhe se si qëndrojmë së bashku nuk ka ndryshuar”.

“Historia dhe logo e Interit flasin vet. Ato na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë dhe se çfarë duhet të arrijë kjo skuadër çdo sezon”.

“Liga e Kampionëve? Është diçka që as nuk duhet të diskutohet. Duhet të reagojmë dhe të jemi skuadra që ishim në fillim”, ka shtuar Handanovic.

Interi në dhjetor ishte në krye të Serie A, kurse aktualisht janë duke garuar për vendin e katër. 

(Kosova Sot)