Supergola, triller në vazhdime e penalti – Prishtina eleminon Llapin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës

  • 07 March 2018 - 16:13
Supergola, triller në vazhdime e penalti – Prishtina eleminon Llapin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës

Prishtina ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka eleminuar Llapin në Podujevë në një ndeshje dramatike e cila u vendos në penalti pasi sfida pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve përfundoi me rezultat 2-2.

Mijëra shikues ishin mbledhur në stadiumin “Zahir Pajaziti” për të përcjellë derbin më të madh të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës.

Sfida filloi me dominim të Llapit, por Prishtina arriti t’i bënte daljet më të rrezikshme.

Një dalje e gabuar e portierit të Prishtinës, Visar Bekaj, u interceptua nga Mirlind Daku, i cili në mënyrë spektakolare dhe me dinakëri goditi nga më shumë se 35 metra, duke paraboluar portierin mysafir dhe duke gëzuar tifozët vendas me epërsinë për 1-0 (42′).

Është ky pa dyshim pretendent për golin e vitit, një perlë e vërtetë e realizuar nga reprezentuesi i Kosovës U-21.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte më kërkuese pasi rezultati ishte në dis-favor.

(Kosova Sot)