Pochettino: Juve, ndër ekipet më të mira në Evropë

  • 07 March 2018 - 17:37
Pochettino: Juve, ndër ekipet më të mira në Evropë

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, e ka quajtur Juventusin një prej skuadrave më të mira në Evropë, por ka thënë se lojtarët e tij do të përpiqen t’i eliminojnë.

Sonte (e mërkurë) Spursat janë nikoqirë të Bianconerëve në Wembley për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, e cila do të vendosë se cila nga këto skuadra do të jetë çerekfinaleste.Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino përfundoi me rezultat 2-2, ashtu që ekipi anglez ka një përparësi, pasi që me barazim pa gola ose 1-1 mund të kualifikohet tutje, derisa Zonja e Vjetër duhet të fitojë ose të barazojë me më shumë se dy gola.“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë te klubi, prandaj jemi të entuziazmuar që po luajmë ndaj një ekipi si Juventusi me mundësin për të shkuar në çerekfinale”.

“Do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në tri sezonet e fundit që ka arritur të luajë në dy finale të Ligës së Kampionëve”.

“Mendoj se është një prej ekipeve më të mira në Evropë dhe është vështirë t’u shënon gola. Ata nuk pranojnë shumë gola”.“Është e shkëlqyer që i shënuam dy gola atje, por e dini mirë se kjo do të jetë ndeshje e vështirë, është një ekip me lojtarë me përvojë, të cilët dinë si të garojnë në situata të këtilla”, ka deklaruar Pochettino për faqen zyrtare të Tottenhamit. 

(Kosova Sot)