Sadiku stërvitet me maskë në fytyrë, pritet të luaj gjatë fundjavës ndaj Getafes

  • 07 March 2018 - 17:50
Sadiku stërvitet me maskë në fytyrë, pritet të luaj gjatë fundjavës ndaj Getafes

Armando Sadiku ka pësuar një lëndim gjatë takimit mes Levantes dhe Espanyolit.

Reprezentuesi shqiptar kishte pësuar një lëndim të rëndë në hundë pas përplasjes me portierin e klubit katalunas, Diego Lopez dhe si pasojë e kësaj është dashur të bëj një ndërhyrje kirurgjike.Por, sulmuesi i Levantes do të jetë i gatshëm për takimin e së dielës kundër Getafes në kuadër të La Ligas.

Të hënën pushoi ndërsa dje është stërvitur veçmas grupit, për të evituar kontaktin fizik me shokët e skuadrës.

Megjithatë, lojtari është stërvitur sot me ekipin nën urdhrat e trajnerit Pako Lopez, por duke mbajtur një maskë në fytyrë, që do ta mbrojë në rast përplasjesh me kundërshtarët.

Kjo nuk është hera e parë që do ta shohim lojtarin me maskë pasi që edhe para një viti ka pasur disa paraqitje në këtë formë shkaku i një intervenimi kirurgjik në hundë gjatë kohës sa ishte lojtari i skuadrës zvicerane Lugano.

Ndryshe, Sadiku ka debutuar gjatë javës së kaluar në ligën e elitare spanjolle pas transferimit gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Image

 

 
(Kosova Sot)