Iniestas raportohet se i janë ofruar 38 milionë euro si pagë vjetore nga disa klube kineze

  • 07 March 2018 - 17:58
Iniestas raportohet se i janë ofruar 38 milionë euro si pagë vjetore nga disa klube kineze

Andres Iniesta aktualisht po shërohet nga një lëndim i rëndë që mori gjatë fitores 1-0 të Barcelonës kundër Atletico Madridit.

Mesfushori do të mungojë në katër javët e ardhshme duke përfshirë edhe ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve me Chelsean.Megjithatë, spanjolli ka marrë disa oferta të mëdha nga Kina për t’u larguar nga klubi katalanas në fund të sezonit.

Sipas gazetarit spanjoll Eduardo Inda, 33-vjeçari mund të fitonte 38 milionë euro në vit nëse zhvendoset në Azi.

“Iniesta ka marrë disa oferta nga klubet kineze për angazhim trevjeçar, ku do të përfitonte 38 milionë euro në sezon”, tha Inda për El Chiringuito TV, duke mos treguar emrat e ekipeve.

Megjithatë, Iniesta kohët e fundit ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me Barcelonën.

Barcelona ka nënshkruar gjatë janarit me Philippe Coutinhon nga Liverpool, i cili shihet si pasues i reprezentuesit spanjoll.Dhe në qoftë se braziliani ka paraqitje të mira deri në fund të sezonit, dera mund të mbetet e hapur për një largim të Iniestas. 

(Kosova Sot)