Të premten shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll

  • 07 March 2018 - 19:40
Të premten shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se shorti për përballjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet ditën e premte.

Gjatë ditës së mërkurë janë zhvilluar edhe ndeshjet e fundit çerekfinale dhe janë caktuar gjysmëfinalistët e këtij edicioni të Kupës.

“Të premten, më 9 mars, në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll”.

“Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë Drenica, Prishtina, Vushtrria dhe Vëllaznimi”.

“Ftohen përfaqësuesit e klubeve dhe të mediave që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

Për të arritur në gjysmëfinale, Prishtina eliminoi Llapin, kurse Vushtrria e eliminoi Gjilanin.

Vëllaznimi u tregua më i fortë se Drita, ndërsa Drenica është kualifikuar direkt pa kundërshtar.

(Kosova Sot)