Barcelona mendon që ta shkëmbejë Dembelen me Bellerinin

  • 08 March 2018 - 10:16
Barcelona mendon që ta shkëmbejë Dembelen me Bellerinin

Barcelona është e gatshme që ta përdor Ousmane Dembelen që të arrijë te mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin.

Sipas Don Balon, Barca është e gatshme që ta lirojë Dembelen, i cili erdhi për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Barcelona frikësohet se karriera e Dembeles në këtë klub, mund të shkojë për keq sikurse Arda Turanit.

Dhe ideja është që Dembele të kalojë të Arsenali, aty ku do ta rigjente Pierre-Emerick Aubameyangun.

Nuk dihet nëse francezi do të shitet përfundimit, apo flitet për një huazim për një vit apo dy.

Barca shpreson që nga kjo marrëveshje ta marr Bellerinin, i cili është rritur në akademinë e këtij klubi dhe ishte afër që të bashkohej vitin që shkoi.

Për Barcelonën lajmi i mirë është se me formacionin 4-4-2, Sergi Roberto mund të luajë si mesfushor, për t’i lëshuar vend Bellerinit në të djathtë.

(Kosova Sot)