Në Itali po i jepet lamtumira e fundit Davide Astorit

  • 08 March 2018 - 10:33
Në Itali po i jepet lamtumira e fundit Davide Astorit

Mbrojtësi italian i Fiorentinas, Davide Astori, ka ndërrua jetë të dielën në mëngjes.

Atij sot iu bën homazhet e fundit nga klubet dhe futbollisëtët e të gjitha klubeve në  Serie A.

Trupi i tij fillimisht ishte i vendosur në qendrën stërvitore të Kombëtares italiane, Coverciano.

Ai pastaj u nis për në Firence, në bazilikën e Santa Croce.

Aty po bëhen homazhet e fundit dhe ritualet fetare.

Astori ka pasur të luajë të dielën në ndeshjen ndaj Udineses, ku në atë magjes zemra e tij pushoi.

Astori ka qenë për disa ndeshje edhe në Kombëtaren Italiane, ndërsa ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçare.

(Kosova Sot)