Ceremonia e lamtumirës së Astorit, dyndje njerëzish në Firence. Të gjithë nderojnë kapitenin (VIDEO LIVE)

  • 08 March 2018 - 11:22
Ceremonia e lamtumirës së Astorit, dyndje njerëzish në Firence. Të gjithë nderojnë kapitenin (VIDEO LIVE)

Është duke u mbajtur në Firence, ceremonia e lamtumirës të kapitenit Davide Astori, që humbi jetën ditën e diel, pas një ataku kardiak në hotel.Ceremonia është duke u zhvilluar në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze, teksa më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit ku Astori lindi dhe do të prehet.Në Firenze ka një pjesëmarrje rekord, në homazhet e Astorit, teksa është konfirmuar se do të jetë e gjithë skuadra e Interit, që ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme.Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Alegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, teksa konfirmohet se do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.

 

(Kosova Sot)