Ronaldo i kërkon Perezit të përfitojë nga interesimi i Cityt për Iscon, kërkon Silvan si pjesë të shkëmbimit

  • 08 March 2018 - 12:42
Ronaldo i kërkon Perezit të përfitojë nga interesimi i Cityt për Iscon, kërkon Silvan si pjesë të shkëmbimit

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo i ka kërkuar presidentit Florentino Perez të përfitojë nga interesimi i Manchester City në Isco dhe të përpiqet të fitojë shërbimet e Bernardo Silvas si shkëmbim.

E ardhmja e Iscos te Real Madridi është në dyshim dhe spanjolli gjatë verës mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

Ekipet më të interesuara për transferimin e Iscos janë ato angleze, por interesimi për të nuk mungon as nga Serie A.

City janë të preferuarit për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll në fund të këtij sezoni pasi agjenti i tij ishte parë në Madrid në një takim dy javë më parë me zyrtarët e Cityt në një restorant lokal.

Sipas mediumit Don Balon, trajneri i Cityt, Pep Guardiola dëshiron të nënshkruajë me Iscon – dhe një marrëveshje duket e mundshme.

Megjithatë, Ronaldo i ka kërkuar Perezit të përdorë interesin e tyre për të diskutuar sjelljen e Bernardo Silva në Madrid.

Ronaldo është një tifoz i madh i shokut të tij te Portugalia dhe beson se loja e tij do t’i përshtatet më mirë se ajo e Iscos sistemit të tyre.

Para disa javësh u raportua se presidenti Perez ka menduar ta përfshijë Iscon në marrëveshjen për transferimin e Eden Hazardit. 

(Kosova Sot)