Reali hyn në garë për Emre Can

  • 08 March 2018 - 13:58
Reali hyn në garë për Emre Can

Real Madrid ka hyrë në garë për mesfushorin gjerman të Liverpoolit, Emre Can

E ardhmja e Emre Can ende nuk është vendosur, ani pse kontrata e tij m eLiverpoolin skadon në fund të këtij sezoni.

Skuadra më e interesuar për të është Juventus, por nuk është e vetme në garë.

Tashmë konkurrencë po i bën edhe Real Madrid, që dëshiron ta marr gjermanin me parametra zero, shkruan Gazzetta dello Sport.

Juventus është skuadër favorite, pasi i ka premtuar lojtarit më shumë minuta, çka në Real Madrid e ka të limituar.

(Kosova Sot)