E kryer, Milani arrin marrëveshje me Pepe Reinan

  • 08 March 2018 - 13:59
E kryer, Milani arrin marrëveshje me Pepe Reinan

Mediat italiane raportojnë se portieri i Napolit, Pepe Reina ka pranuar zyrtarisht një lëvizje për Milanin, të cilët kanë njoftuar klubin e tij të tanishëm.

Reprezentuesi spanjoll është jashtë kontratës në fund të sezonit, dhe Napoli ishin të gatshëm t’i ofrojnë atij një zgjatje njëvjeçare.

Në javët e fundit është raportuar se Rossonerët ishin të etur për të nënshkruar me atë, dhe Gazzetta dello Sport raporton se është bërë një marrëveshje.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, çdo klub mund t’i drejtohet Reinas në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, por ata duhet ta informojnë klubin e tij të tanishëm kur të arrihet një marrëveshje.

Gazeta raporton se Milani e ka informuar Napolin se janë pajtuar për një kontratë deri në vitin 2020 për portierin spanjoll, i cili mbush 36 vjet në gusht.

Ky medium italian beson se kontrata vlen tre milionë euro në sezon, plus bonuse, dhe ka një mundësi për një vit tjetër shtesë.

Megjithatë, një njoftim nuk pritet menjëherë, pasi Milani ende duhet të zgjidh të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

Ka pasur zëra se 19-vjeçari do të shitet këtë verë, dhe një njoftim i ardhjes së Reina do të shtonte vetëm karburant në zjarrin e krijuar nga ta.

(Kosova Sot)