Lautaro Martinez: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga, ëndërroj të luaj me Messin

  • 08 March 2018 - 15:32
Lautaro Martinez: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga, ëndërroj të luaj me Messin

Objektivi i Interit, Lautaro Martinez ka pranuar se i pëlqen liga spanjolle dhe ajo italiane, por shtoi se dëshiron të fitoj Copa Libertadores me Racing Club dhe pastaj të largohet drejt Evropës.

Sulmuesi i talentuar argjentinas pritet të nënshkruajë për Nerazzurrët në verë, por deri më tani asnjë marrëveshje nuk është shpallur dhe vetë lojtari ka deklaruar se asgjë nuk është nënshkruar, por shtoi se objektivi i tij është luaj në Evropë.

“Objektivi im është të luaj në Evropë”, ka thënë fillimisht Martinez për AS Argentina

“Kam mbajtur atë që kam premtuar, kam rinovuar kontratën time dhe dua të fitoj Copa Libertadores”.

“Pas kësaj ne do të shohim, më pëlqen liga spanjolle dhe ajo italiane dhe e di që do të përshtatem mirë atje, më pëlqen shumë”, përfundoi argjentinasi.

Martinez gjithashtu foli edhe për Kupën e Botës, ku tha se shpreson që të ftohet nga Kombëtarja, teksa theksoi se inspirimi i tij është Lionel Messi, me të cilin ëndërron të luaj.

Por, sulmuesi i talentuar gjithashtu shtoi se mëson shumë edhe nga Sergio Aguero dhe Gonzalo Higuain, dhe përpiqet të mësoj nga të gjithë.

(Kosova Sot)