Alves kërkon falje për komentet në lidhje me Astorin - Sport - Kosova Sot
Alves kërkon falje për komentet në lidhje me Astorin

Alves kërkon falje për komentet në lidhje me Astorin

Dani Alves ka kërkuar falje nëse e ka ofenduar ndonjëri me komentet e bëra për Davide Astorin, i cili vdiq ditë më parë nga sulmi në zemër derisa ishte në gjumë.

Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain shprehu keqardhje për familjen e mbrojtësit të Fiorentinës pas vdekjes së tij të papritur të dielën, por deklaroi se “në këtë botë mijëra fëmijë vdesin çdo ditë për arsyeje të ndryshme dhe atyre s’iu kushtohet vëmendje e madhe”.

Komentet e tij u quajtën të pandjenja, me Mario Balotellin që u pajtua me mendimin e brazilianit, por shtoi se komente të tilla nuk duhet bërë gjatë vdekjes së dikujt tjetër.

Sot, Alves i është përgjigjur komenteve të Super Marios, duke kërkuar falje.

“Unë nuk doja ta ofendoja asnjëri, nëse kjo është ajo çka Balotellinho po mendon”, ka shkruar Alves në Twitter.

“Jetojmë në një botë ku shpesh duhet të jesh hipokrit për t’u vlerësuar nga njerëzit. Sidoqoftë, nëse ndokush është ofenduar, kërkoj falje”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)

5 orë e 9 minuta më parë
11/12/18