Liverpooli dhe Klopp e duan transferimin e Carvajalit në verë

  • 08 March 2018 - 17:04
Liverpooli dhe Klopp e duan transferimin e Carvajalit në verë

Liverpooli dhe trajneri i tyre Jurgen Klopp e pëlqejnë jashtë mase mbrojtësin e Real Madridit, Dani Carvajal, të cilin e duan në verë në Anfield.

Gjatë verës mund të ketë probleme serioze për Real Madridin, pasi shumë lojtarë nga formacioni bazë mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

I tillë është edhe mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, i cili pëlqehet në masë të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas mediumit Don Balon, Liverpooli dhe trajneri i tyre, Jurgen Klopp janë admirues të mëdhenj të Carvajlit.

Trajneri gjerman është shumë i impresionuar me paraqitjet e mira të spanjollit te Reali dhe e do me çdo kusht në Anfield gjatë vrës.

Transferimi i tij mund të jetë i vështirë shkaku që Reali e sheh si shumë të rëndësishëm, por Liverpooli është gati të shpenzoj për shërbimet e tij.

Liverpooli ende ka bilance në plus pas shitjes së Philippe Coutinhos te Barcelona për 160 milionë euro dhe një pjesë e tyre e madhe pritet të shpenzohet për transferimin e Carvajalit.

Sipas këtij mediumi edhe mbrojtësi i krahut të djathtë do të pëlqente një ndërrim ambienti, pasi me Mbretërit ka fituar çdo gjë

(Kosova Sot)