Paolo Maldini e lartëson Interin

  • 09 March 2018 - 15:49
Paolo Maldini e lartëson Interin

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, e ka lartësuar dikur rivalin e tij në futboll, Interin.

Në 110-vjetorin e themelimit të skuadrës zikaltër, Maldini ka thënë se Interi gjithmonë ka treguar respekt dhe rivalitet.

“110-vjetori i themelimit të Interit? Gjithmonë ka pasur respekt dhe rivalitet mes nesh”, ka thënë ish-mbrojtësi italian.

“Kur fillova ta luaja për ekipin kombëtar, kishte grupe të lojtarëve të Milanit dhe Interit dhe gjithmonë kalonim mirë njëri me tjetrin”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)