Nuk ka pushim për Cristianon, Zidane i fton më të mirët

  • 09 March 2018 - 20:45
Nuk ka pushim për Cristianon, Zidane i fton më të mirët

Përveç Theos, të gjitha ardhjet e reja gjatë verës që lamë pas janë lënë në shtëpi.

Mayoral, Vallejo, Achraf, Llorente dhe Dani Ceballos nuk janë ftuar për sfidën e së shtunës që Real Madridi do ta zhvillojë me Eibarin.

U mendua se Zinedine Zidane do t’i pushojë disa lojtarë të rëndësishëm për këtë ndeshje, por francezi ka ftuar më të mirët që ka në dispozicion..

Portierë: Navas dhe Casilla.

Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Theo.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Isco dhe Kovacic.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez.

Ndeshja mes Eibarit dhe Real Madridit do të zhvillohet nesër në stadiumin “Municipal de Ipurua” nga ora 13:00. 

(Kosova Sot)