Baba i Neymar shuan shpresat e Realit: Ai ka të ardhme në PSG

  • 13 March 2018 - 20:36
Baba i Neymar shuan shpresat e Realit: Ai ka të ardhme në PSG

Babai i Neymarit ka mohuar zërat se djali i tij do të largohet gjatë verës së ardhshme nga PSG për të kaluar në Real Madrid

Gjatë ditës së sotme presidenti i PSG-së, Nasser al Khelaifi ka qëndruar në Brazil, ku është takuar me Neymar dhe babain e tij.

Pas këtij takimi ka folur babai i Neymar, i cili tha se djali i tij e ka të ardhmen në PSG.

“Neymar ka të ardhmen në PSG, Neymar ka të tashmen në PSG”, tha babai i Neymar, duke shuar kështu shpresat e Realit për një transferim të mundshëm.

“Neymar është i lumtur, i motivuar dhe mezi p pret të kthehet. Si shpreson se do të kthehet para përfundimit të sezonit për të luajtur në Kupë dhe në ligë”, u shpreh ai në fund.

Ndërsa, gjatë ditës presidenti Al Khelaifi tha se nuk kanë asnjë problem me Neymar dhe janë shumë të lumtur me të. 

(Kosova Sot)