Ospina drejt Meksikës

  • 13 June 2018 - 20:05
Ospina drejt Meksikës

Portieri i Arsenalit David Ospina duket se këtë sezon do të largohet nga Anglia

Skuadra meksikane Tigres janë të interesuar për të nënshkruar me portierin e Arsenalit David Ospina.

Skuadra meksikane janë duke kërkuar një portier të ri dhe e kanë identifikuar 29 vjeçarin Ospina si një opsion të tyre.

Arsenali janë gati për ta shituar atë derisa janë duke vazhduar diskutime më portierin e Bayer Leverkusen Bernd Leno, i cili pritet që të konkurrojë për një vend në formacionin bazë kundër Petr Cech sezoni e ardhshëm.

Ospina kalojë në Arsenal nga Nice më 2014 duke bërë 70 paraqitje me Arsenalin në katër sezone.

E ardhmja e tij pritet të zgjidhet pas Botërorit ku Ospina ka udhëtuar me Kolumbinë në Rusi.

 

(Kosova Sot)