Messi: Mos e nënvlerësoni Nigerinë

  • 13 June 2018 - 20:06
Messi: Mos e nënvlerësoni Nigerinë

Edhe pse Albiceleste kanë fituar të gjitha ndeshjet para Botërorit, sulmuesi nuk dëshiron që ekipi i tij ti nënvlerësojë kundërshtarët

Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi ja ka tërhequr vërejtjen bashkelojtarëve se Nigeria “nuk është vetëm turist” në Botërorin e 2018 dhe se ata mund ti shkaktojnë kokëçarje atyre në ndeshje të grupit.

Albiceleste i kishte mposhtur afrikanoperëndimoret në takimin e mëparshëm të tyre në nëntor më rezultat 4-2 në një ndeshje miqësore.

Ata janë në të njëjtin grup me Super Shqiponjat dhe do të takohen në stadiumin e Saint-Petersburgut në të cilin rival i kanë edhe Islandën dhe Kroacinë.

Ylli i Barcelonës thotë se ndeshja me Nigerinë do të jetë e vështirë.

“Kroacia është një skuadër e mirë me lojtarë që luajnë në ligat të ndryshme europiane dhe shumica e tyre janë të rrezikshëm”, ka thënë Messi.

“Ne nuk dimë shumë për Nigerinë por kombëtaret afrikane si zakonisht janë kompakte, të vështirë dhe të fuqishme. Nuk mund ti tejkalosh lehtë”, ka thënë ai. 

 

(Kosova Sot)