United publikon orarin e ndeshjeve parasezonale për sezonin 2018-19
Lojtarët e Jose Mourinhos do të shkojnë në SHBA për të bërë pjesën e përgatitjeve të tyre për sezonin e ri, me ndeshje kundër skuadrave të Europës, MLS’së dhe Meksikës
Tifozët e Manchester United do të kenë mundësi të shohin se në çfarë forme do të jenë “Djajtë e kuq” për sezonin 2018-19 derisa ata do të fillojnë turneun parasezonal.
Turneu 2018, i cili i sheh ata të rikthehen në SHBA për vitin e dytë më radhë, derisa kanë një numër të ndeshjeve miqësore si dhe turneun “International Champions Cup” dhe Jose Mourinho do të hartojë plane të mira për sezonin e ri në Premier Ligë.
Një skuadër e fortë, përfshirë edhe nënshkrimet e reja, do të bëjnë udhëtimin më 2017, por duket se disa nga yjet e United që do të marrin pjesë në Botëror do të mungojnë – s’paku për pjesën e parë të turneut – duke i lënë ata që të pushojnë pak para se të fillojnë sezonin e ri.
(Kosova Sot)