FFP: Roma lirohet, por jo edhe Interi më PSG

  • 13 June 2018 - 22:18
FFP: Roma lirohet, por jo edhe Interi më PSG

Roma është liruar nga marrëveshja për FFP (Financial Fair Play), derisa Interi mbetet në mbikëqyrje kurse Paris Saint-Germain është afër që të dënohet nga FFP

UEFA ka lëshuar një deklaratë këtë mbrëmje për Fer Playin Financiar për disa klube në Europë.

“Dhoma për hulumtime në CFCB ka konfirmuar që FC Krasnodar, FC Lokomotiv Moscow, AS Monaco FC, AS Roma dhe FC Zenit St Petersburg i janë shqyrtuar kërkesat dhe kanë arritur objektivat e përgjithshme me ne, kështu që ato nuk do ti nënshtrohen ndonjë mbikëqyrje tjetër gjatë këtij afati”.

Kjo do të thotë që Giallorossi nuk duhet të shesin më lojtarë për të balancuar librat e tyre financiar dhe të përballen me ndonjë kufizim apo dënime nga UEFA.

Në anën tjetër, “Fenerbahçe SK, FC Internazionale Milano dhe Trabzonspor A? pjesërisht i kanë përmbushur synimet e marrëveshjes gjatë sezonit 2017/18”.

“Si pasojë e kësaj, masat e tilla paraprake sportive, siç janë kufizimet në transfere dhe kufizimi i numrit të lojtarëve në Listën A, nuk do të hiqen dhe do të vazhdojnë të aplikohen edhe gjatë sezonit 2018/19. Kontributet shtesë financiare, nëse janë të aplikueshme, do të mbesin siç janë specifikuar në marrëveshjen respektive”.

“Regjimi për shlyerjen e kësaj marrëveshje do të vazhdojë për sezonin 2018/19 si për FC Internazionale Milano dhe Trabzonspor A?; dhe do të përfshijë edhe sezonin 2019/20 për Fenerbahçe SK; siç ishte parashikuar më parë.

Kjo do të thotë që Inter duhet të vlerësojnë shpenzimet në tregun e transferëve dhe të balancojnë librat ekonomik për së paku dy vite, kur ata nuk ishin në Europë.

Pavarësisht disa lëvizjeve kontraverze, Paris Saint-Germain do ti shpëtojë sanksioneve të statusit të FFP’së.

“Dhoma për hulumtime në CFCB ka vendosur që ta mbyll hulumtimin në Paris Saint-Germain. Një vendim i tillë vije pasi që i është bërë një vlerësim i detajuar i kontratave dhe janë analizuar llogaritë e ndërlidhura të menaxhmentit të cilat konfirmojnë që transaksione të tilla janë në vijë me rregullat e Fer Playit Financiar të klubeve të licencuara të UEFA’s”.

“Kështu, dhoma konkludon se pasi është vlerësuar vlera fer e kontratave për disa klube të sponsorëve – në bazë të vlerësimeve të bëra nga vlerësuesit e pavarur të palëve të treta – rezultati i devijimeve financiare përfshin vitin 2015, 2016 dhe 2017”.

 “Implikimet financiare në aktivitetin e transferimeve nga vera e 2017 – duke përfshirë këtë të tashmen dhe transferin e ardhshëm – në përputhje me kërkesat e  për vitin financiar 2018 do të behet në vëzhgim të afërt dhe do të shikohet gjatë gjithë javëve në vazhdim”.

Kështu, PSG duhet që të shet lojtarë deri në vlerë 60 milionë euro deri në fund të muajit për të mos thyer këtë rregull, përndryshe nuk do të mund të transferojë lojtarë këtë afat. 

 

(Kosova Sot)