West Hami afër yllit të Serie A-së

  • 12 July 2018 - 11:02
West Hami afër yllit të Serie A-së

West Hami janë duke punuar shumë për ta finalizuar nënshkrimin e Felipe Anderson nga Lazio, ka raportuar Sky Sport.

Diskutimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe janë afër arritje së marrëveshjes për brazilianin.

Marrëveshja për çmimin është arritur por kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për ta kompletuar transferimin.

25-vjeçari pritet të udhëtojë për në Londër brenda 48 orëve për t’i kryer testet mjekësore.

(Kosova Sot)