Çështja Ramsey, Emery i kërkon Arsenalit zgjidhje të shpejt

  • 10 August 2018 - 18:27
Çështja Ramsey, Emery i kërkon Arsenalit zgjidhje të shpejt

E ardhmja e Ramseyt të Arsenali mbetet në ajër, por menaxheri i tij dëshiron që mesfushori të nënshkrun kontratë të re

Trajneri i Arsenalit Unai Emery shpreson që situata me kontratë te Aaron Ramsey të zgjidhet pasi që ai “është shumë i rëndësishëm” për klubin nga Premier Liga.

“Nuk është puna e ime, por, për mua, është shumë e rëndësishme që Ramsey të qëndroi”, tha Emery.

“Përvoja e tij në Arsenal, në Premier Ligë, është shumë e rëndësishme për ne, për kualitetet e tij dhe për paraqitjen e tij. Kontrata është për klubin që të flet me lojtarin.

Stan Kroenke në mënyrë kontraverse e ka marrë pronësinë e klubit këtë javë, përderisa kjo gjë nuk është pritur mirë nga tifozët, Emery thotë se është i kënaqur me përkushtimin që tregon Kroenke Sports & Entertainment me Arsenalin.

“Kroenke ka treguar përkushtimin dhe përkrahjen e tij për këtë projekt që po e ndërtojmë në Arsenal. Kjo është pozitive. Përkushtimi i tij ndaj Arsenalit është i rëndësishëm”, ka thënë ai. 

 

(Kosova Sot)