Nga shitës akulloresh në futbollist profesionist

  • 12 September 2018 - 23:19
Nga shitës akulloresh në futbollist profesionist

Ai është lojtari më i shtrenjtë në histori të Everton, i cili mbrëmë ka shënuar dy gola me Brazilin kundër El Salvadorit mbrëmë. Richarlison de Andrade ka folur për vështirësitë e tij derisa është bërë një futbollist profesionist

Richarlison është njëri prej tregimeve më të mëdha të Premier Ligës këtë fillim sezoni në Premier Ligë. Transferi më i shtrenjtë në histori të Evertonit, sulmuesi 21 vjeçar i Brazili ka shënuar tri gola në tri ndeshjet e para me klubin e ri dhe është ftuar nga trajneri Tite për miqësoret kundër SHBA dhe El Salvador ku luajti 15 minuta kundër SHBA kurse kundër El Salvador shënoi dy gola në fitoren 5-0 të Brazilit.

Ylli i ri ka dhënë një intervistë për AS derisa ka treguar rritjen e tij meteorike, fëmijërinë e varfër dhe vështirësitë që hasi. Ai disa herë kishte menduar të mos merrej më me këtë sport.

45 milionë euro për ju dhe jeni transferi më i shtrenjtë në histori të Everton, jeni në krye të golashënuesve më të mirë në Premier Ligë deri me tani dhe jeni ftuar nga Brazili...të gjitha këto i keni arritur me vetëm 21 vjet. Çfarë fillimi i mirë i sezoni?

Duket pak surreal. Jam duke e jetuar një ëndërr që e kam parë qëkurse isha fëmijë. Gjithmonë kam dashur të luaj në Premier Ligë dhe tani jam në krye të golashënuesve dhe emri i imë përflitet vazhdimisht, me të cilën gjë duhet të mësohem (qesh).

Në një hapësirë prej dy vitesh ju arrini nga divizioni i dytë i Brazilit në njërin prej klubeve më historike në Angli...

...ju tani po flisni për futbollin profesionit. Në ngritjen e të rinjve të gjitha gjërat ecin më shpejt. Luajta vetëm 11 ndeshje me të rinjtë para se të kaloi në skuadrën e parë. Shënova dy gola në dy ndeshjet e para si profesionist dhe e tëra është histori. Këto gjëra nuk mund ti shpjegoj. Mendoj që punoj shumë, këmbënguli, kam besim dhe kam një forcë mentale të fuqishme që me ndihmojnë ti kaloi këto barriera.

A është e vërtetë që në një pikë ju keni qenë duke e lënë futbollin kur klubi refuzonte t’ju mbante?

Po. Nuk kam gishta të mjaftueshëm në dy duart e mia për të numëruar klubet të cilët me kanë refuzuar. Në një pikë dëshiroja ta lë futbollin, por mbajta kokën lart dhe shkova në Belo Horizonte me pak para, sa për udhëtim si dhe për provën e fundit që do ta kisha me America MG. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, nuk do të kisha para të mjaftueshme për t’u kthyer në shtëpi, në Espiritu Santo që është 600 km nga aty. Dhashë gjithçka që kisha atë mëngjes dhe ja dola. Nëse do të isha dorëzuar më të parën, nuk do të isha këtu ku jam.

Çfarë kujtimesh dhe mësimesh keni marrë nga fëmijëria e juaj pa para dhe me kohë të vështira?

Situata që isha më familja. Më është dashur të jetoj në shtëpinë e xhaxhait sepse ishte më afër vendit ku stërvitesha dhe nuk kisha para për autobus. Kam shitur ëmbëlsira dhe akullore në rrugë dhe kam punuar në fushë duke ndihmuar prindërit e mijë. Më është dashur ta bëj këtë, sepse të gjithë e bënim por edhe unë e bëj në mënyrë që ta ndjek ëndrrën time për t’u bërë futbollist. Kam mësuar se duhet durim, këmbëngulje dhe besim që një njeri ti arrit objektivat që ka.

A keni pasur ndonjë hero kur ishe fëmijë?

Heronjtë e mijë ishin babai dhe xhaxhai i imë, me të cilët luanim në nivel rajonal dhe luanim mirë. Babai i im është më shumë pasues, ka një vizion të mirë për lojën kurse xhaxhai një përmbyllës i mirë aksionesh. Kam mësuar shumë nga ata, ata janë heronjtë e mijë të vërtetë në fushë dhe në jetë.

Po ndonjë futbollist profesionist?

Ronaldo, fenomeni. Ai e ka merituar këtë nofkë. Një ditë pata kënaqësi që ta takoja atë dhe ishte më të vërtetë interesante. E kam një ritual që e bëj gjithmonë kur jam në autobus kur shkoj në ndeshje. E marrë një tablet dhe i shikoj golat e tij në video para se të startoj të luaj.

Si jeni adaptuar në Angli?

Është një vend i qetë, por disa gjëra i vëreni. Ftohtë, larg familjes sime dhe shokëve të mijë. Por, gjithmonë fokusohem në punën time – për ti kaluar të gjitha vështirësitë. Jam duke mësuar anglisht dhe tanimë e kuptoj mirë por ende e kam vështirë të flas. Me kohë do ta mësojë edhe atë.

E keni filluar sezonin më të vërtetë mirë, por u larguat në fund. Çfarë ndodhi?

Kam mësuar shumë vitin e kaluar. Anën fizike të gjërave që janë më të vërtetë të rëndësishme. Nuk kam pasur pushime që një vit e gjysmë, prej që kam ardhur në Angli në verën e 2017 dhe nuk kam pasur ndeshje parasezonale me Watfordin sepse isha me Brazilin U-20. Ishin diku dy vite e gjysmë pa ndërprerë që në disa pika ndikon në trupin e juaj. Këtë vit pushova, i bëra tërë ndeshjet parasezonale dhe me këtë mendoj që do të jem në gjendje të jem në nivelin e njëjtë tërë vitin.

Javi Gracia ishte shumë i mërzitur që ju po largoheshit. Si janë marrëdhëniet me të?

Shumë të mira. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm. Ai erdhi në momente të vështira, në mesin e vitit, por na ndihmoj që ne të përfundojmë në një pozitë të mirë në Premier Ligë.

Çfarë mendoni për Watfordin që janë lider?

Shumë i lumtur, kryesisht për atë se kam shumë shokë aty. Është klubi që me solli në Angli dhe ma dha mundësinë që të luaj, për të cilën gjë do ti jem mirënjohës tërë jetën. Klubi dhe tifozët gjithmonë me kanë trajtuar më shumë dashuri – një gjë që nuk do ta harroj kurrë.

Nga America në Fluminense. Nga Fluminense në Watford. Nga Watford në Everton . Nga Everton në...Real Madrid apo Barcelonë?

Me keni vënë në një pozitë te kete...(qesh). Ato janë dy klube gjigante që i ka ëndërr çdo lojtar. Por, sapo kam ardhur në Everton dhe jam i lumtur. Në fund, hapi i radhës varët shumë se si punojë këtu. Kështu që shpresojë të bëj gjëra të mira me Everton, të fitojë ndonjë gjë dhe ta rikthej besimin te klubi dhe fansat. Ky është motivimi më i madh i imi për momentin.

Si u ndjeve kur ju bashkove skuadrës kombëtare të Brazilit?

Isha duke luajtur në shtëpi video-lojëra kur Edu Gaspar (drejtor i Brazilit) me telefonoi. Ishte një ndjenjë e mahnitshme dhe shpresoj të ndodh më shpesh.

Çfarë do të presim nga Richarlison më 2018-19?

Shpresoj të kem një sezon të mirë, të vazhdoj ta ndihmoj Evertonin dhe vetvetiu të fitojë vend në Kombëtaren e Brazilit. Këto janë qëllimet e mia. Natyrisht me kohë këto të gjitha mund të ndryshojnë. Qëllimet mund të rriten dhe unë do të jem më ambicioz. Kështu, çfarë nevojitet është shumë punë dhe të fokusohem në atë që do të ndodh. Shpresoj që të ndodh më e mira. 

 

(Kosova Sot)