Al-Khelaifi: Shpresoj që Real Madrid më të vërtetë ka respekt për PSG

  • 14 September 2018 - 20:17
Al-Khelaifi: Shpresoj që Real Madrid më të vërtetë ka respekt për PSG

Real Madrid është lidhur me Neymar për disa muaj, por klubi nga kryeqyteti nuk ka nënshkruar me të dhe madje ka lëshuar një deklaratë ku i mohon raportet se janë duke e kërkuar atë

CEO i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka treguar se ai ka diskutuar thashethemet në vazhdimësi me Real Madridin dhe shpreson që gjiganti spanjoll të vazhdojë respektin e tij për francezët.

Al-Khelaifi, në një intervistë me Marcan ka treguar bashkëpunimin që ka me klubin dhe brendin Air Jordan, si temë tjetër.

Nga erdhi ideja për të punuar me Michael Jordan?

“NE kemi ambicie për të qenë kreativ dhe të ndryshëm që kurse ne kemi ardhur në këtë klub. Tri vite me parë ne kemi folu me Nike për këtë ide. Ata përmenden emrin e Jordanit dhe ne menduam, pse jo? Mendoj se kjo gjë na dërgon në një nivel me të lart në shumë kuptime dhe na ndihmon ne të bëjmë hapa përpara, bashke me Nike dhe Jordan. Ne jemi të njëjtë. Jardan ishte unik, kreativ dhe inovativ dhe kjo është ajo çfarë ne duam. Ne jemi duke u bërë klub unik. Ne kemi shumë tifozë në Amerikën Veriore, Azi, dhe Kinë dhe po vazhdojmë të rritëmi. Nuk janë vetëm tifozë futbolli, ne dëshirojmë që edhe njerëzit që nuk e shohin këtë sport, të fillojnë ta shohin duke u nisur nga skuadra jonë.

A ju jep kjo mentalitetion e munguar në Ligën e Kampionëve që nuk e keni?

Jordan ishte dhe është një fitues, një luftëtar. Për ne, te kemi logot në fanellat tonë na jep energji dhe motivim shtesë. Jordan beson në ne dhe ne kemi besim në idetë e tij dhe në vetvete. Vetëm PSG janë duke punuar me Jordan dhe kjo do të thotë shumë. Ne duhet ti japim të gjitha në fushë dhe jam i sigurt që do të ja dalim.

Si duket këtë sezon PSG?

Ne kemi një objektiv, një tjetër. Ne kemi lojtarë të ri dhe një trajner të ri ambicioz i cili ka një mënyrë tjetër të punës. Ne po ashtu kemi lojtarë të cilët vetëm sa janë bërë kampion bote. Ne kemi nevojë që të fokusohemi në çdo ndeshje dhe të punojmë çdo ditë, e cila është edhe filozofia e këtij viti.

A do të thotë fakti që Kylian Mbappe është kampion bote dhe është njëri nga yjet që do ta ndihmojë klubin të fitojë?

Natyrisht. Mbappe tashmë është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Si Neymari. Të jem i ndershëm, i shoh këta dy lojtarë më të mirët në botë për momentin. Ta fitosh Botërorin në këtë moshë dhe të luash si ai është e jashtëzakonshme dhe kjo është vlerë e klubit. Ai gjithmonë dëshiron që të fitojë, si Edinson Cavani, Angel Di Maria dhe të tjerët. Mendoj se ne kemi një skuadër të jashtëzakonshme.

Çfarë po ju mungon që nuk po e fitoni Ligën e Kampionëve?

Ne kemi nevojë për pak fat, të besojmë në vetveten dhe të japim të gjitha deri në fund të çdo ndeshje. Ne e kemi parë këtë se dallimet në margjina janë shumë të vogla në Ligën e Kampionëve.

Si i keni marrë thashethemet e vazhdueshme që Neymar do të kalojë në Real Madrid.

Ishin pak fruestruese nëse ne duhet të jemi realist sepse nuk është fer për klubet tjera apo dikush të flet për lojtarët tonë. Ne nuk kemi dëshirë dhe ne nuk flasim për lojtarë të Real Madridit. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me ta dhe ata e respektojnë PSG dhe shpresoj që kjo është e vërtetë. Ne e respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tyre, Florentino Perez. Mendoj që është e rëndësishme për të gjithë që ne nuk punojmë prapa skenës. Nëse ka diçka atëherë është më mirë sesa ne të flasim, pavarësisht a kemi folur apo jo me Florentino Perez apo dikë tjetër atëherë ne duhet të flasim por jo të themi gjëra që nuk janë dhe që ne nuk i dëshirojmë. Kjo është ajo çfarë presim nga të gjithë klubet, jo vetëm nga Real Madrid.

Si është Neymar tani pas një viti të vështirëq, me lëndime dhe një eliminim të hershëm nga Botërori?

Ai është mirë, ai është gati. Ai ishte i lënduar dhe nuk kishte kohë për ta paraqitur nivelin e tij më të mirë, por ne tani besojmë dhe jemi të kënaqur me formën e tij. Jam i sigurt se ky vit do të jetë i tij. Ai është i lumtur dhe i etur për fitore dhe po ashtu shumë i motivuar. Ne kemi nevojë për të dhe ai është i përkushtuar që të fitojë për ne.

Ta kesh Mbappen dhe Neymarin është një përgjithësi e madhe për klubin...

Natyrisht, sepse ne kemi sulmuesit më të mirë. E kemi po ashtu Cavanin dhe Dia Marian por është edhe çështje krenarie. E mira është këtu se ata ju lejojnë të mendoni për një projekt afatgjatë. Ne dalim në fushë dhe përpiqemi të fitojmë çdo titull dhe luftojmë në të gjitha frontet, sepse është obligim i joni.

A mund të jetë e qetë PSG për Fer Play’in Financiar?

Ka pasur thashetheme që kanë ardhur nga Spanja kryesisht dhe ne e dimë se nga kanë ardhur ato. Çfarë kanë shkruar ato neve nuk na interesojnë. Ne jemi të qetë. Ne e dimë që kemi bërë gjërat në rregull dhe në vijë më rrëgallat. Ne kemi shitur lojtarë për shifra rekorde dhe e vërteta është që ne fokusohemi në biznesin tonë dhe ne shpresojmë që ata të na lënë të punojmë. Nuk më p[ëlqejnë njerëzit të cilët nuk janë të ndershëm, të atyre të cilët ju duken si miq por ju therin pas shpine. Dëshirojë që gjërat këta njerëz të mi thonë në fytyrë. Nuk me pëlqen kur klubet flasin prapa shpinës sonë, por kjo është ajo çfarë po ndodh.

A është Javier Tebas pengesa më e madhe që nuk e fitoni Ligën e Kampionëve?

Kurrë nuk kam folur pas shpine për Tebas, por ai e ka bërë. Herën e fuindit që ne kemi folur isha i qartë më të. Është më mirë ti thuhen gjërat në fytyrë dikujt. Ai i sulmon të gjithë, si Juventusin, Interin dhe PSG. Ai duhet të fokusohet në biznesin e tij, në La Liga Santander dhe në klubet spanjolle dhe duhet ti lërë të tjerët të punojnë. Ai nuk ka çka të shqetësohet sepse ne nuk jemi kundër La Liga Santander. Ai duhet të na lërë nëve dhe po ashtu edhe të tjerët.

A mundet largimi i Cristiano Ronaldos në Juventus ta dëmton LaLiga Santander?

Nuk e di, por ky është futbolli. Ne kemi shitur lojtarë në LaLiga Santander dhe ne jemi blerë disa, ky është tregu. Të gjithë i kanë të drejtat e tyre. Ka nje nëvojë që të jemi më të hapur dhe të thyejmë një mentalitet të vjetër që kemi.

Çfarë mund të jep Gianluifi Buffon për ju?

Ai sjell shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Ai është një legjendë dhe ka përvojën e tij, si Dani Alves. Ne jemi krenar që ai mbron ngjyrat tona.

A mundet Nike dhe Air Jordan të ndihmojë për Fer Playin Financiar?

Natyrisht, pasi që brendi Nike dhe Jordan do të na sjellin të ardhura 100 milionë euro. Njerëzit flasin për financat tona pa i njohur ato, por ne jemi duke i rritur të ardhura dhe kemi një plan për këtë.

 

(Kosova Sot)