Kosova e 'shkatërron' Maltën, brohoritjet në 'Fadil Vokrri', nuk kanë të ndalur

  • 11 October 2018 - 22:36
Kosova  e 'shkatërron' Maltën, brohoritjet në 'Fadil Vokrri', nuk kanë të ndalur

Ndeshja Kosovë - Maltë e cila zgjoj interesim të paparë nga publiku, për ta shikuar nga afërsia, sot dha një atmosferë impozante, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Me tri gola magjik, dy prej të cilëve nga Benjamin Kololli në minutën e 30', respektivisht 80', dhe një nga Vedat Muriqi në minutën e 68', Kosova arriti të triumfoj kundrejt Maltës, me rezultat 3 me 1.

Derisa publiku i zjarrtë, ia shtoj edhe më shumë madhështinë kësaj ndeshje.

 

Kosova vazhdon të jetë lider në Grupin 3 të Ligës D me shtatë pikë, e Malta në vendin e fundit ka 1 pikë, derisa të dielën Kosova do të luaj si mysafirë i Ishujve Faroe.

Kjo është rënditja e Grupi 3, Liga D e Kombeve

1.       Kosova  7

2.       Azerbajxhani 5

3.       Ishujt Faroe 3

4.       Malta 1

 

(Kosova Sot)