Piatek: CR7 është më i madhi

  • 18 October 2018 - 21:10
Piatek: CR7 është më i madhi

Sulmuesi i Genoas Krzysztof Piatek është duke e pritur përballjen me Juventusin, derisa ka lavdëruar Cristiano Ronaldon por nuk ka dashur të flet për të ardhmen e tij

“Në këtë moment jam i koncentruar për ndeshjen kundër Juventusit. Do të jetë shumë vështirë sepse ne po përballemi me skuadrën më të mirë në Itali, por ne do të bëjmë gjithçka që të fitojmë”, tha polaku për gazetarët.

“E njoh Wojciech Szczesny sepse jemi shok në Kombëtare, përderisa nuk jam takuar asnjëherë me Mattia Perin. Shpresoj që Szczesny të jetë në gol të shtunën”.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë për momentin, sipas mendimit tim, më i mirë që kemi parë deri me tani”.

Piatek është lidhur me kalim në disa klube pas fillimit të tij të bujshëm këtë sezon, duke shënuar 14 gola në 10 ndeshje për klubin dhe vendin e tij këtë sezon”.

“Jam në Genoa për momentin dhe jam i fokusuar në Genoa. Kemi ende shumë ndeshje për të luajtur këtë sezon dhe unë jam i koncentruar në të. Me pëlqejnë tifozët e Genoas dhe dua ti gëzojë ata”. 

 

(Kosova Sot)