Këtë rekord e theu Lazio sonte

  • 08 November 2018 - 23:22
Këtë rekord e theu Lazio sonte

Lazio bëhet klubi i katër në Europë që arrin të shënoi 100 gola në Europa Ligë, pas Villarrealit, RB Salzburgut dhe Athletic Bilbaos

Shqiponjat arritën shifrën treshifrore këtë mbrëmje duke mposhtur Olympique Marseille 2-1.

Marco Parolo shënoi golin e 99’të kurse finalizimi Joaquin Correa e shënoi golin historik të 100 në këtë garë.

E vetmja skuadër që ka shënuar kaq gola është Villarreal, Salzburg dhe Athletic Bilbao.

Këtu përfshihen golat vetëm nga faza e grupeve deri në finale por jo edhe atë në fazën preliminare.

 

(Kosova Sot)