Mediumi serb ia huq keq për fitoren e thellë të Kosovës ndaj Maltës (Foto)

  • 17 November 2018 - 20:39
Mediumi serb ia huq keq për fitoren e thellë të Kosovës ndaj Maltës (Foto)

Kosova ka shënuar sonte fitoren më të thellë ndonjëherë në futboll edhe atë si mysafir ndaj Maltës.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve dhe pozita e parë tashmë është në dorën e Kosovës.

Por si raportuan mediat serbe për këtë fitore?

B92 është në fakt mediumi i vetëm që deri tash ka raportuar për këtë ndeshje.

Ky medium ia ka huqur komplet në titull duke thënë se "Kosova fitoi ndaj Qipros 5-0, fiton pikë drejt Ligës C", përkundër se Kosova fitoi ndaj Maltës.

Kosovës B92 i referohet me fusnotë dhe e quan "i ashtuquajtur reprezentacion i Kosovës"; por raporton për golat dhe faktin se në stadiumin Fadil Vokrri luan për pozitën e parë ndaj Azerbajxhanit. 

Image

 

(Kosova Sot)