Luftëtarja e UFC-së zhveshët cullak gjatë matjeve para meçit, arsyeja e pabesueshme

  • 20 November 2018 - 17:01
Luftëtarja e UFC-së zhveshët cullak gjatë matjeve para meçit, arsyeja e pabesueshme

Cynthia Calvillo, luftëtare e UFC-së, u bë gati për matjet para meçit duke i zhveshur të gjitha rrobat që i kishte me vete në mënyre që ta fitonte të drejtën për t’u ndeshur me Poliana Botelhon në natën e meçeve të UFC-së në Buenos Aires.

Calvillo dukej shumë e lodhur kur hyri në dhomën e përgatitur për matjet para meçit dhe kjo mund të ketë qenë pasi që ajo kishte tentuar ta ulë peshën e saj dhe kishte provuar të mos ushqehet gjatë ditëve të fundit aq sa zakonisht.

Një tjetër taktikë që ajo e përdori për ta arritur peshën e nevojshme ishte zhveshja e rrobave kur hyri për t’u matur. Dy ndihmëse të saj e mbuluan trupin e saj të zhveshur me një perde me logon e UFC-së për ta mbrojtur atë nga gazetarët e ndodhur në dhomë.

Mirëpo, të gjitha këto përpjekje dështuan, pasi që matjet treguan se Calvillo ishte më e rëndë se pesha që lejohej për të konkurruar në atë kategori.

Megjithatë, Calvillo e zhvilloi meçin me Botelhon, të cilin e fitoi, por u detyrua t’i ndaje 20 përqind të përfitimeve financiare me kundërshtaren e saj për shkak se e kishte kaluar kufirin për peshë.

 

 

(Kosova Sot)